Derbi i kryeqytetit/ Goli i Zaccagnit gjunjëzon Romën, Lazio konsolidon zonën Champions (video)

Derbi i Romës në stadiumin Olimpico mes Lazios dhe Romës përfundoi me fitoren e bardhekaltërve me rezultatin 1-0. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho u penalizua në pjesën e parë teksa mbrojtësi Roger Ibanez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë duke lënë të tijtë me 10 lojtarë në minutën e 32-të.

Një episod ky që u shfrytëzua maksimalisht nga Lazio e cila në fraksionin e dytë të lojës gjeti rrugën e rrjetës me anë të Zaçagnit në minutën e 65-të. Ky i fundit depërtoi në zonën kundërshtare dhe i vetëm përballë Rui Patricio nuk gaboi. Megjithatë, katër minuta më pas Roma reagoi dhe madje ia doli të barazonte shifrat me anë të një autogoli.

Gjithsesi, teknologjia dhe sistemi VAR prishën festën e verdhekuqve duke e anuluar golin për një pozicion jashtë loje të lojtarëve të Romës. Kështu, deri në fund, shifrat nuk ndryshuan me Lazion që mori një fitore shumë të rëndësishme në derbi duke u ngjitur në kuotën e 52 pikëve me skuadrën e Elseid Hysajt (u aktivizua për të gjithë ndeshjen) që për momentin renditet në vendin e dytë. Nga ana tjetër, Roma është në vendin e pestë me 47 pikë.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)