Deputeti plas “bombën”/ Po bëhen gati 2 ministra për burg, ja si po i kërcënon Rama socialistët

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh dhe deputet Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit, sot në seancën e fundit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë ai paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

“Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.”- tha Bardhi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur