Deputeti i PS dhe FRESSH Sarandë përkujtojnë viktimat e Covid-it, 700 flamuj në nderim të tyre/ “Të kujdesemi për të afërmit tanë!”

Deputeti i PS-së Alket Hyseni dhe anëtarë të FRESSH në Sarandë kanë zhvilluar mbrëmë një aktivitet përkujtimor për viktimat e Covid-19, duke dhënë njëkohësisht një mesazh sensibilizues për më shumë përgjegjëshmëri nga kushdo.

Ata vendosën 700 flamuj kuqezinj në një nga rrugët e qytetit në nderim të jetëve të humbura nga koronavirusi në Shqipëri.

Në mesazhin e tij Hyseni tha: “Secili duhet të jetë vigjilent për të evidentuar dike që mund të ketë simptoma të kësaj sëmundje që ka pushtuar botën dhe po luftohet në të gjithë botën. Nga ana tjetër ne duhet të vazhdojmë jetën, të ndërtojmë jetën në këto kushte, në mënyrë që numri i këtyre flamujve të mos rritet në gjithë vendin. Të mos rritet numri i viktimave në gjithë botën. Shifrat kanë ardhur në rritje. Nuk ka asgjë për t’u trembur nëse ne do të dimë të reagojmë siç reaguam në mars”.

Mandej deputeti dha edhe një apel, duke u shprehur: “Të kujdesemi për të afërmit tanë! Të kujdesemi për komshijtë për më të më moshuarit, të jemi solidarë, të jemi në vëmendje të kujtdo që ka nevojë për një dorë të shtrirë të secilit nga ne, të shtetit në përgjithësi, të shoqërisë shqiptare”.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….