Deputetët surprizojnë Lindita Nikollën në 55-vjetorin e lindjes së saj/ Lule dhe dhurata për ish-ministren e Arsimit

Kjo e enjte në Parlament ka qenë e veçantë për deputeten socialiste dhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Ajo u surprizua nga kolegët e saj, të cilët nuk kishin harruar se 22 tetori përkon ekzaktësisht me ditëlindjen e saj.

Madje, zonja Nikolla këtë vit mbushi 55 vjeç. Ajo është fotografuar nga paparazzi ynë teksa ka dalë me çantë me dhurata dhe me lule. Nuk dihet nëse kjo surprizë ka vijuar edhe me ndonjë festë me rastin e ditës së lindjes.

Gjithashtu do të ishim kuriozë të dinim se çfarë dhurate i kanë bërë kolegët zonjës Nikolla. Kujtojmë se deputetja socialiste ka qenë për disa vite në krye të Ministrisë së Arsimit.

Grevat e studentëve u bënë shkas që ajo të largohej nga detyra, pasi sulmet e studentëve nuk ishin thjesht për institucionin, por edhe personale ndaj ministres së asaj kohe. Zonja Nikolla njihet për profilin e saj të qetë dhe pa shumë protagonizëm. Ne i urojmë edhe 100 vite të lumtura!

Burimi: PanoramaPlus

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024