Dënuan Donaldin dhe paralajmëruan përgjegjësi ligjore për Mozzikun/ Reperi reagon për herë të parë publikisht kundra produksionit të Big Brother VIP

Të premten është futur në shtëpinë e Big Brother VIP reperi i njohur nga Kosova, Mozzik.

Ai u ftua për të dhuruar një performancë për banorët brenda shtëpisë, gjersa shprehu haptazi simpatinë dhe mbështetjen ndaj aktorit Donald Veshaj.

Që në mbrëmjen e së premtes, Arbana kishte deklaruar për publikun se ai është një qëndrim personal i Mozzikut dhe se produksioni nuk merr asnjë përgjegjësi mbi ato që ai thotë.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës u publikuan diskutimet që ishin bërë gjatë javës mbi këtë temë, ku u komunikua se Donaldi do të dënohej me dërgim të menjëhershëm në nominim, pasi kishte thyer rregullat duke ftuar reperin nga Ferizaj në dhomën e rrëfimit – gjë që ishte e ndaluar.

E lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe vet Donaldi me të parë komentet e shumta në rrjetet sociale si dhe diskutimin që është bërë në spektakël mbi këtë temë.

“sa vk kjo situata në Big Brother, o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i qartë dhe i pastër. Unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin dhe e thash qartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e shtëpisë! Dhe këta tani bëjnë p*rdha koti, jo dënime jo ç’dënime, fute brenda, fute aty, theve rregulla…shkurt, shqip, qartë! Donaldi duhet të jetë fitues, se është më i dashuri i publikut! Natën vëllai i madh, gjumë të qetë”, ka shkruar në Instagram reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu.

Përndryshe, përgjatë mbrëmjes prezantuesja e emisionit Arbana Osmani, deklaroi se Mozzik do të mbajë përgjegjësi për ato që ka thënë pasi ka firmosur një dokument para se të hyjë në spektakël – duke iu referuar kështu përgjegjësisë ligjore. 

(Video, minuta 7:17)

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…