Denoncimi i EUreporter/ Zbulohen transfertat e parave ruse për Monika Kryemadhin! Në 2017 mori pagesa nga biznesmenë rusë të naftës

Monika Kryemadhi rezulton pronare e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale dhe zotëruese e tre llogarive në banka ndërkombëtare, të cilat nuk i ka deklaruar në Shqipëri.

Sipas investigimit të EuReporter, në të paktën një transaksion Monika Kryemadhi ka tërhequr divident, pra fitime si aksionere në kompaninë Holdem Holdings, e regjistruar në parajsë fiskale ku pronarë rezultojnë edhe oligarkët rusë.

Sipas mandat pagesave bankare, transfertat e parave janë kryer përgjatë vitit 2017 dhe në deklaratën e vitit pasardhës ligji e detyron Kryemadhin të deklarojë çdo llogari bankare apo interesa privatë që ka në kompani private. Por, në deklaratën e siguruar nga Top Neës, Kryemadhi nuk ka deklaruar as kompaninë ku është aksionere dhe as llogaritë në bankat e huaja.
Sipas dokumenteve, Kryemadhi rezulton të ketë të paktën tre llogari bankare të padeklaruara një në Portugali tek banka ‘Espirito santo’ dhe dy llogari në Zvicër, njërën tek banka UBS dhe tjetrën tek banka Credit Agricole.

Në mandat pagesat bankare të bëra publike rezultojnë tre transaksione në vlerat 5350 euro, 13500 euro dhe 9687 euro. Këto para janë shpërndarë periodikisht në llogarinë e Kryemadhit pasi si aksionere, ajo përfiton çdo muaj një përqindje të caktuar të fitimit të kompanisë.

Në deklaratën e pasurisë të vitit 2018, Monika Kryemadhi nuk ka deklaruar paratë që arkëtonte çdo muaj në llogarinë e saj bankare si divident nga kompania offshore Holdem Holdings, kontrolluar nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, Vradus Holdings, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, i cili ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Vladimir Putinit, sipas një investigimi të Forbes.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij