“Dëmtimi i portierit po na dëmton”, Deliallisi “qan” mungesën e Hasanbelliut: Egnatias i bëmë shumë dhurata

Egnatia dhe Erzeni janë përballur për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Supriore. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren me përmbysje 3-2 të vendasve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

“Mënyra si shkoi loja në pjesën e parë mund ta kishim vrarë ndeshjen. Realisht që pas dëmtimit të Hasanbelliut që pas ndeshjes me Partizanin, ne nuk kemi patur qetësinë e duhur. Ekipi kishte arritur besim absolut, por më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Djemtë dhanë gjithçka, por mungesa e përqëndrimit dhe goditjet standarde… të vjen shumë keq”, u shpreh fillimisht Deliallisi.

“Këto lojtarë janë nga ata që kanë shumë pa luajtur. Duan kohët e vet, por kualitetin e kanë. Kështuqë çdo lojtar do kohën e vet, por mendoj se në pjesën e parë dominuam kundërshtarin. Në momentin që nuk shënon, të vjen keq. Shënimi i golit të parë ishte mëse i evitueshëm”, tha më tej trajneri i Erzenit.

“Nuk është moment demoralizimi. Ky ekip është shumë i fortë dhe me prurjet e reja është bërë më e fortë në fakt. Meritonim shumë më shumë, Egnatias i bëmë dhuratë mund të them. Duhet të tregoheshim me më shumë karakter kur kundërshtari ishte në minutat e veta. Mendoj se do të rris tonet në stërvitje. Nga tani e tutje do të marrim pikë dhe besoj fort pasi kualiteti dhe cilësia janë. Hasanbelli? Mendoj që nga java e tjetër do të jetë i gatshëm.”

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës