Dëmtimi i Mba, Zekic duhet të krijojë një goleador te Partizani për të arritur te titulli

Partizani fitoi ndeshjen e parë të kampionatit falë goditjes me kokë të Maguette. Minutat shtesë nuk mund të jenë gjithnjë efektive dhe tekniku Zoran Zekic e ka të qartë se ka shumë gjëra që duhen përmirësuar sidomos përpara. Me Mba, Bitsouka, Carën, Grezdën, Kekon, Mensah tekniku kroat i ka numrat, por para portës duhet të krijojë një goleador. Natyrisht, Mba ka qenë i padisponueshëm dhe ai ishte njeriu kyç i ofensivës kryeqytetase sezonin e kaluar, në gjysmën e dytë të sezonit në të cilin të kuqtë u shpallën kampion.

Por është po aq e vërtetë se 5 gola në 18 ndeshje nuk janë impresionuese. Kështu, edhe të tjerët që provuan të luanin qendërsulmuesin mes Champions dhe Conference League nuk patën rezultatet e shpresuara, me përjashtim të Carës. Gjashtë gola në tetë ndeshje dhe statusi i liderit të paktën në Europë për kavajasin. Problemi është se po flasim për një sulmues anësor, efikasitetin e të cilit Zekic e ka ndjerë, duke tentuar ta afrojë më tepër me portën në 4-3-1-2 e dizenjuar me Taipin pas shpinës së dyshes ofensive.

Kundër Laçit, bardhezinjtë treguan një kujdes të theksuar për Carën, duke limituar dëmet që mund të bënte shpejtësia e teknika e tij. Por nëse bllokohet ai, të tjerët duket se e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndaj dhe Zekic tani duhet të ndërtojë një goleador, nga ata të aftë të kalojnë në dopio shifra, nga ata që janë në gjendje të të bëjnë të fitosh kampionatin.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës