Delvinë: Bariu qëllon shokun 21-vjeçar me çifte në këmbë, sherri për kullotat

Një sherr mes shokësh ka çuar në plagosjen me armë zjarri të njërit prej të përfshirëvenë fshatin Rusan të Delvinës.

Shokët ishin barinj dhe në vendin e quajtur ‘Katalat’ janë përleshur me grindur me njëri- tjetrin. Një nga personat ka marrë çiften dhe e ka qëlluar shokun tjetër me inicialet L.K, 21 vjeç, duke e plagosur në këmbë.

Ndërkohë i riu është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë informon se sherri ka ndodhur për çështje kullotash, 3 kilometra larg qytetit të Delvinës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Delvinë, Informacion paraprak

Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën