Deliallisit i plotësohet dëshira, Erzenit i vjen sulmuesi nga Bregu i Fildishtë (video)

Pavarësisht se merkatoja ëqshtë mbyllur, Erzeni pret të kompletoi edhe afrimine fundit në skuadër. Alfred Deliallisi pas sfidës me Vllazninë theksoi se kërkon edhe një sulmues për sezonin e ri.

Drejtuesit e kanë plotësuar këtë dëshirë të trajnerit të tyre dhe kanë “peshkuar” në Bregun e Fildishtë. Klubi ka arritur marrëveshjen me Alassane Coulibaly. Sulmuesi 20-vjeçar pritet që në ditët në vazhdim të bashkohet me shijakasit. Lojtari është i lirë në treg  dhe kjo ua lejon drejtuesve që ta sjellin në Superiore.

Gjithashtu në ditët në vazhdim në Shijak pritet të mbërrinë edhe një mbrojtës me Deliallisin që shikon ti kompletohet skuadra para javës së 3-të të Superiores. Ndalesa për ndeshjet e kombëtares vejn në  një moment të duhur për Erzenin, teksa do të luajë ndaj Teutës në kuadër të javës së tretë.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)