Deliallisi i tërbuar me arbitrimin dhe humbjen: Meritonim më shumë, Partizani fitoi vetëm me një gol

Erzeni u mposht nga Partizani me rezultatin 1-2 në një lojë ku shijakasit tentuan gjatë gjithë kohës një rezultat pozitiv pavarësisht se ishin me 1 lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë. Pas ndeshjes, trajneri Alfred Deliallisi foli për MCN TV.

“Dua të falenderoj djemtë për sakrificën pasi dhanë maksimumin, jashtë limiteve të vetave. Në pjesën e parë, përveç golit, nuk pati asnjë rast tjetër. Në atë episode mund të bënim më mirë. Në pjesën tjetër nuk patëm ndonjë vështirësipasi ndeshja nuk kishte shumë intensitet. Arritëm të barazonim dhe mendoj se meritonim më shumë sot për atë ç’ka dhamë në fushën e lojës.

Me ndryshimin e Zekës mendova të sulmojmë më shumë. Nuk na kapën në kundërsulm, nuk na rrezikuan. Edhe goli ishte aksidentalisht, ngeci topi me fat.

Kartoni i kuq? Është ndër lojtarët më të rëndësishëm i ekipit. Kemi një lidhje të ngushtë me lojtarët. Janë gjëra që ndodhin, por nuk duhet ta kryqëzojmë, edhe ai është i mërzitur. Kjo nuk kthehet më, ajo që ndodhi, ndodhi. Nuk doja që lojtarët të dorëzoheshin sepse mund të ishte fatale duke parë edhe zëvëndësimet e kundërshtarit.”

Related posts

Partizani pa identitet, bllokohet ndaj Vorës, Egnatia-Vllaznia krijojnë spektakël (video)

“Të shqyrtohet nga organet kompetente”/ Lushnja në vendin e parafundit, Bicaj kapet me gjykimin: Na u mohua një penallti e pastër

Vllaznia, rikthim me peshë në mbrojtje ndaj Egnatias (FORMACIONI I MUNDSHËM)