Deklarata e peshkopit për Babagjyshin revolton prindërit/ Kisha kërkon falje

Të kuptuarit se Babagjyshi nuk ekziston le të themi se nuk është një përvojë fort e bukur, përkundrazi, disi zhgënjyese dhe pse jo tronditëse. Të tronditur u ndjenë edhe disa vogëlushë dhe prindërit e tyre kur një peshkop u tha të vërtetën e hidhur.

Dioqeza katolike në Noto, Siçili u kërkoi publikisht falje prindërve të indinjuar pasi peshkopi i saj i tha një grupi fëmijësh se Babagjyshi nuk ekziston.

Peshkopi Antonio Stagliano po përpiqej të nënvizonte kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes dhe historinë e Shën Nikollës, një peshkop që u dha dhurata të varfërve dhe u persekutua nga një perandor romak, tha Alessandro Paolino, drejtor komunikimi për dioqezën e Noto-s.

Raportet italiane të lajmeve (via Guardian) cituan peshkopin të thoshte gjatë një festivali fetar se Babagjyshi nuk ekziston dhe se kostumi i tij i kuq u krijua nga Coca-Cola për publicitet.

“Së pari, në emër të peshkopit, shpreh dhimbjen time për këtë deklaratë, e cila ka krijuar zhgënjim te të vegjlit dhe dua të specifikoj se qëllimet e Imzot Stagliano ishin krejt të ndryshme,” shkroi Paolino në faqen e dioqezës në Facebook.

“Ne sigurisht nuk duhet të shkatërrojmë imagjinatën e fëmijëve, por të nxjerrim shembuj të mirë prej saj që janë pozitivë për jetën. Pra, Babagjyshi është një imazh efektiv për të përcjellë rëndësinë e dhënies, bujarisë, ndarjes. Por kur ky imazh humbet kuptimin e tij, ju shihni Babagjyshin a.k.a konsumizmi, dëshirën për të zotëruar, blerë, blerë dhe blerë përsëri, atëherë duhet ta rivlerësoni duke i dhënë një kuptim të ri.”

Disa e mirëpritën përpjekjen e peshkopit për t’u përqëndruar në kuptimin katolik të Krishtlindjeve, ndërsa të tjerë fajësuan Stagliano-n për ndërhyrjen në traditat dhe festimet familjare dhe “shtypjen” e shpirtrave të fëmijëve të cilët prej dy vitesh janë të prekur nga pandemia.

Shtojcë: Për informacion, ndonëse gjerësisht besohet se Babagjyshi ka kostum të kuq për shkak të Coca-Colas, në fakt nuk është kështu, pasi në ilustrime dhe përshkrime të vjetra ka një pallto të kuqe. Megjithatë, është e vërtetë që reklamat e Coca-Cola luajtën një rol të madh në formimin e Babagjyshit që njihet sot. Në vitin 1931, Coca-Cola porositi artistin suedezo-amerikan Haddon Sundblom të pikturonte Babagjyshin për reklamat e kompanisë për Krishtlindje. Pikturat e Sundblom për Coca-Cola e bënë Babagjyshin një personazh të ngrohtë e të lumtur me tipare njerëzore dhe ndryshuan përgjithmonë perceptimin për banorin e famshëm të Polit të Veriut.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!