Deklarata e Andi Bushatit: Ish-zyrtari i FBI mund të jetë paguar nga Rama për shpalljen non grata të Sali Berishës

Analisti Andi Bushati ka ngritur dyshime se Charls McGonigal, ish-zyrtari të FBI se ai ka qenë pjesë e mekanizmit non grata.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati thotë se nuk përjashtohet mundësia që ish-zyrtari i FBI të jetë paguar nga kryeministri Edi Rama që të ndikojë në shpalljen non grata të Sali Berishës.

Kur ky njeri paska në dorë të zbusë sanksione, merrka para për të zgjidhur çështje, pse mos të mendojmë edhe të kundërtën; siç mund të zbardhë edhe të nxijë dikë në këmbim të parave. Paratë i ka marrë nga Tirana, ndoshta i ka marrë paratë për të shpallur non grata Vangjush Dakon, Tom Doshin apo  Sali Berishën.

Kush i intereson Ramës të shpallet non grata? 225 mijë dollarë janë zbuluar, ne s’e dimë sa ka marrë, mund të ketë marrë edhe 2 mln euro”, tha Bushati.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika