Dejvi Bregu largohet nga Turqia, firmos me një tjetër klub në Europë (FOTO)

Dejvi Bregu është shndërruar në lojtarin më të ri të Wisla Krakow, skuadrës së divizionit të parë në Poloni. Ish-lojtari i Teutës në Superiore, mbylli eksperiencën në Turqi me klubin e Umraniyespor ndërsa ka fimosur deri në fundin e sezonit aktual me Wisla Krakow.

Këta të fundit janë aktualisht të renditur në vendin e pestë dhe synojnë që me kontributin e Dejvi Bregut të arrijnë një nga dy vendet e para për t’u ngjitur në elitë sezonin e ardhshëm. 28-vjeçari deri në këtë fazë të sezonit, me skuadrën turke ishte aktivizuar në 11 ndeshje duke shënuar edhe një gol e dy asistë.

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën