Dinamo ka gjetur rrugën e fitores pas një muaji pa sukses, duke mposhtur pastër Laçin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” për javën e 26-të të Superiores. Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja siguron një pozicion të fortë në katërshen e kreut dhe parakalon provizorisht Vllazninë në renditje.
Dejvi Bregu është kthyer shpejt si protagonist te Dinamo pasi la pas dëmtimin. Dy golat e tij i dhanë suksesin bluve ndaj Laçit, duke i dhënë fund njëkohësisht serisë prej 4 ndeshjesh pa fitore të bluve.
“Pas një mungese për rreth dy muaj për operacionin në gisht, kisha pak probleme në pjesën e fizikut, por tashmë besoj avash-avash po e marr veten dhe më bëhet qejfi që sot u kthyem te fitorja.
Ka disa lojtarë që na kanë munguat, Dita ka pësuar dëmtim, na u kthye edhe Hoxha së fundmi, por është e vërtete që tani kishim një periudhë të vështirë që nuk po arrinim të merrnim fitore. Besoj se me këtë fitore besimi do të rritet dhe do të shkojmë tani në Korçë për një kualifikim që të gjithë do të kërkojmë maksimumin.
Di që kam dy muaj jashtë dhe kam 7 gola e 4 asiste. Gjithsesi, nuk jam borxhli ndaj askujt, di që kur dal në fushë jap maksimumin dhe do të jap gjithmonë maksimumin”, tha Dejvi Bregu për RTSH pas ndeshjes.
LEXO ME SHUME:“Ka ardhur koha të fitojmë”/ Ilir Daja mesazh lojtarëve të Dinamos për sfidën ndaj Laçit: Është kundërshtar i vështirë, do të futemi në fushë…
1 comment
Comments are closed
Add Comment