Degradon rinia shqiptare/ Disa vajza dhunojnë bashkëmoshataren pranë shkollës 9-vjeçare, dëgjohen fjalë banale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Pamjet brutale që kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale, shfaqin një grup vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre.

Nga pamjet dallohet që disa prej vajzave shtrijnë në tokë dhe dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, ndërsa dëgjohen duke përdorur një fjalor banal.

E ndërsa nxënëset zihen dhe lëndojnë njëra-tjetrën, shihet se disa djem dhe vajza që ndodhen fare pranë tyre, nuk ndërhyjnë, madje filmojnë skenën.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, por pamjet janë komentuar me shqetësim në rrjet.

Bullizmi në shkolla është një fenomen që po shqetëson mjaft prindër dhe të rinj së fundmi në vendin tonë, ndërsa të shumtë janë dhe personazhet e njohur të cilët bëjnë thirrje që skena të tilla të evitohen dhe fëmijë apo adoleshentë që bien pre e bullizmit, të mbrohen dhe të marrin ndihmë psikologjike.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi