Degradimi shqiptar, një pornostare na prezantohet si VIP; bëhet pjesë e Big Brother Kosova

Pornostarja me origjinë shqiptare Alby Rydes është bërë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” mbrëmjen e së premtes.  Ajo u shfaq në klipin prezantues e veshur me të brendshme të zeza dhe geta me rrjeta, teksa bënte lëvizje provokuese.

Gjithashtu në një moment, pornostarja mban pranga në duar.

“Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”

Alby Rydes zbuloi se është “single si një dollar’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare e gjysmë, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.

“Jam single si një dollar, edhe ai që single nuk është më single se unë. Vajza ime është vetëm 4-vjeçe gjysmë dhe është e zgjuar, më tha shko fitoje dhe hajde që të më blesh një shtëpi”, tha ajo.

Alby jeton në Miami Florida prej vitesh ku është përfshirë në industrinë e seksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Origjina e saj është e përzier, shqiptaro-kubaneze dhe ka filluar performancat e saj në filmat hard në vitin 2013.

Në një intervistë të realizuar nga mediat e huaja, Alby është pyetur se çfarë shijon më shumë gjatë realizimit të skenave pornografike.

Alby ka pranuar se më shumë shijon skenat me femra: “Më pëlqejnë shumë skenat që realizoj me femra, aksionet lezbo më ndezin fare, edhe pse për mua nuk janë më pak të rëndësishme ato me meshkuj’’. Megjithatë ajo tha se hoqi dorë nga roli i aktores në filmat me pullë të kuqe, për t’iu dedikuar familjes së saj, edhe pse në rrjetet sociale vazhdon publikon foto me pullë të kuqe.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!