Degradimi i debatit në “Përputhen”/ Einxhel Shkira mbron Neda Ballukun: Do e gjesh rrugën…(FOTO)

Pas debatit të ashpër që ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Përputhen”, ku pati një përplasje të fortë mes dy opinionistëve, Arjan Konomi dhe Neda Balluku, ku situata degradoi deri në ofendime, ka reaguar edhe Einxhel Shkira.

Kjo e fundit, ka mbrojtur Neda Ballukun, pasi kjo e fundit ka bërë shumë “tifozeri” për Einxhel dhe karakterin e saj në tërësi, në kohën kur Einxhel ishte në Big Brother. Duke i dhënë të drejtë Neda Ballukut përtej simpatisë që kanë për njëra-tjetrën, Einxhel shkruan:

“Sot pata mundësinë të të ndjek pak. Nëse do më kishte pyetur si mike, opinionin tim mbi këtë eksperiencë, do të të thoja “Mos shko”! Por, tek e fundit kështu më thanë dhe mua shumë veta për vendimin tim…dhe e di që tipa si ti e unë nuk tërhiqemi lehtë nga parimet dhe ëndrrat tona për të përmirësuar atë që të tjerët kanë frikë ta bëjnë! Për të thënënjë fjalë që shumica zgjedhin versionin ”Po c’më duhet mua të ngatërrohem” apo kanë frikë mos sulmohen e gjykohen për mendimet e veta…Jam e lumtur që të shoh aty ku më shumë ka patur nevojë për dikë si TY! Jam e bindur që do të dish të gjesh rrugën e duhur dhe të drejtë për të përcjellë gjithmonë mesazhin tënd, i cili është më i madh e më me vlerë sesa thjeshtë një kolltuk…është një ‘luftë’ e ashpër kjo e jona por e bukur dhe fisnike”, shkruan Einxhel.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)