Debutoi me fanellën kuqezi, Daku nuk i mban lotët: Kur sheh kaq shumë tifozë që na përkrahin, duket sikur jemi në një Kupë Bote (video)

Mirlind Daku ka qenë shumë i emocionuar për debutimin e tij si kuqezi, në një ndeshje të mbyllur me barazimin 1-1, teksa shpërtheu në lot gjatë intervistës.

“Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment. (Nuk mban lotët)

VIDEO E DAKUT
Për këtë arsye luftojmë këtu, udhëtojmë 12 orë me avion me gjëra, vetëm për të bërë krenar popullin tonë, që me shumë sakrifica ka ardhur në këtë ditë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote, kur sheh gjithë atë popull duke na përkrahur.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)