Debati për detin/ Reagon këngëtari i njohur shqiptar: Pse greket nuk e diskutuan çështjen gjatë komunizmit?!

Deklarata e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili pak ditë më parë tha se vendi i tij do të shtrihet me 12 milje detare, ka sjell reagime të shumta në vendin tonë. Edhe këngëtari i njohur shqiptar Bashkim Alibali ka folur për këtë cështje.

Me anë të një postimi në Facebook, Alibali shtron pyetjen pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!

Ai shkruan më tej se sic duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!

Postimi i plotë:
Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë!

1. Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i “shkonin shtatë” prej tij?!
2.A ka “budalla” që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!
Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese: Greqia po zmadhohet – tha ai!
Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo!
Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t’ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë!
Urojmë që kjo të mos ndodhë!

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt