Debati mes Efit dhe Oltës degradoi në nivele të ulëta, vajzat marrin vendimin që nuk pritej! Ndërhyn menjëherë Arbana Osmani dhe i thërret tek dhoma e rrëfimit. Çfarë ndodhi? (VIDEO)

Emisioni i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP” erdhi plot tensione e përplasje prej konkurrentëve. Dy vajzat, Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes kanë patur përplasje mes tyre gjatë kësaj jave, ndërsa “vulën” e zënkës ia vendosi nata e djeshme.

Mes dy vajzave nisën ironitë e thumbat, sidomos kur iu desh që në provën e javës të bëheshin “çift” bashkë. Efi ishte e para që i pohoi banorëve se provën e kishin të humbur, ndaj nga kjo mori ‘zemër’ dhe Olta duke u shprehur se nuk pranonte ta kryente provën e javës.

Moderatorja Arbana Osmani i mori dy vajzat në dhomën e rrëfimit duke kërkuar të qetësonte gjakrat mes tyre, gjë që u duk e pamundur.

Ndjesë kërkoi vetëm Efi, për fjalën “e neveritshme” që përdori për Oltën, ndërsa kësaj të fundit iu duk se nuk kishte asnjë gabim ndaj nuk erdhi një kërkesë falje.

Përveç faktit që nuk dëshiroi të kryente provën me Efin, për t’u kujdesur si çift për bebin (kukull), Olta u shpreh se këtë nuk dëshironte ta bënte pasi e kishte të vështirë se prova do t’i kujtonte të birin.

Arbana pranoi, duke i kërkuar vajzave të paktën të hanë një darkë së bashku mbrëmjen e sotme. Të dyja pranuan, ndaj mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)