DEBATI I PLOTË/ Miratohet projektligji për Portin e Durrësit, Gazment Bardhi “i flak” mikrofonin deputetes socialiste Klotilda Bushka (video)

Është mbyllur me sherr Komisioni i Ligjeve! Pas debateve të njëpasnjëshme, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka kaloi për votim projektiligjin për Portin e Durrësit. Fillimisht, ajo tha se shteti nuk do të nxjerrë asnjë para nga buxheti i saj për këtë projekt, duke i konsideruar mashtrime deklaratat e Opozitës. Por kjo deklaratë, revoltoi deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili i tha Bushkës se po gënjente për gjithçka në lidhje me investimin. Por, Bushka e ndërpreu debatin dhe vijoi me votimin. Në momentin që debati u përmbyll, Bardhi nisi të hidhte mikrofonat dhe të përplaste dosjet. 

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushka: Tani më fal, i kam dhënë fjalën vetes. Unë nuk e di a i besoni vetë ju këto që thatë. Përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk po i jepet zhvilluesit të huaj, por një shoqërie të përbashkët mes investitorit të huaj dhe një shoqërie 100% shqiptare. Mos gënjeni kot.

Gazment Bardhi: Gënjeshtra e vetme është e juaja. Po japim 630 milionë euro dhe marrim mbrapsht 280 milionë euro.

Klotilda Bushka: Sigurisht në këtë shoqëri, shteti ka 33%. Shteti shqiptar në këtë marrëveshje futet pa dhënë asnjë para.

Klotilda Bardhi: Si asnjë para? Pronat kujt të janë? Si gënjen kështu. Prona publike nuk ka vlerë kështu, nuk bëhet llogaria kështu…

Klotilda Bushka: Shteti shqiptar nuk ka gjetur një bamirës, sepse kështu do Bardhi dhe Alibeaj. Po të bënim diskutim serioz, do ju jepja të drejtë ju.

Bardhi: Diskutim jo serioz është ky që bën ti. Përjashtimin nga taksa e bën shoqërisë së përbashkët shtet-privat që do realizojë projektin.

Klotilda Bushka: Kompania do investojë në Shqipëri 2.1 miliardë euro për të bërë një zonë turistike. Zoti Bardhi mos më ndërprit. Ju folët, tani e kam unë radhën. Tokën ia japim në pronësi? Më gjeni një rresht ku thuhet se tokën e japim në pronësi. Ne e japim në përdorim.

Gazment Bardhi: Nuk do i investojë ai, mos gënje. Nuk do i investojë ai. Do i investojnë njerëz ku Edi Rama dhe banda në pushtet ka fshehur lekët e korrupsionit. Gjeje ti se ku do i investojë 2.1 miliardë euro. Gjeje në marrëveshje.

Klotilda Bushka: Unë nuk e vazhdoj më diskutimin do të kaloj në votim sepse ju kolegë nuk keni respekt. Kur ju flisni ne ju respektojmë. Kalojmë në votim. Të numërojë votat sekretaria. Nuk ka më diskutime kalojmë në votim se ju kolegë nuk keni respekt

Gazment Bardhi: Gjejeni në marrëveshje ku investon ai? (I bie me grusht tavolinës)

Klotilda Bushka: Më gjeni një rresht. E keni lexuar kontratën? Sot gjithë ditën treguam se ajo që thoni ju për zhvillimin  e procedurës së përshpejtuar është e drejtë dhe sot i dhamë 8 orë kohë për ta sqaruar. dhe unë nuk e kuptoj, ju qofshi që nuk gjetët asnjë defekt tek kontrata.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika