Sjellja e Kiara Titos pas rihyrjes në “Big Brother Vip” duket se nuk i ka pëlqyer fansave të cilët me sa duket kanë vendosur “ta ndëshkojnë”.
Kështu në vetëm pak orë, Kiara ka humbur më shumë se 16 mijë ndjekës.
Instagrami i saj numëronte 678 mijë followersa në nisje të spektaklit të djeshëm, por pas debateve të ashpra me Efin dhe diskutimeve me banorët, me sa duket fansat kanë vendosur se Kiara po gabon.
Ajo u kritikua për sjelljen e saj edhe nga opinionistët mbrëmjen e djeshme, ndërsa banorët të cilët e kanë pyetur për arsyen e ndryshimit, nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.
Kiara tha se ndihej e zhgënjyer nga ajo që kishte parë gjatë një jave që qëndroi jashtë shtëpisë.