Debat i ashpër live në emision/ Bieta mban qëndrim: Albatros, jo frymë përçarëse

Sondazhi i fundit i kryer nga “Indeksi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2023 me bashkë autorësi te Instituti i Oslos për kërkime Paqeje” dhe i diskutuar në studion e Ftesë në 5 ditën e sotme, ka sjellë përplasje të forta mes moderatores dhe autores së emisionit, Bieta Sulo dhe të ftuarit, Albatros Rexhaj.

Diskutimi ka nisur me qasjen kundërshtuese të Rexhës, i cili është shprehur se në Tiranë mezi pritet të gjendet diçka për Kosovën.

Fill pas këtij momenti, Bieta i është kthyer shkrimtarit duke i thënë: “Kjo që sapo the është shumë e rëndë. Nuk e di me kë e ke, por vetëm me mua dhe me këtë emision dhe për këtë televizion nuk mund të flasësh, sepse ajo për të cilën ne po merremi është pikërisht sepse kujdesemi dhe kemi mendjen për çdo gjë që ndodh dhe e marrim e diskutojmë”.

Më pas Sulo ka shtuar se në fundin e sezonit të shkuar të “Ftesë në 5”, Albatrosi ka qenë i ftuar për të folur për pasigurinë e të jetuarit në Bruksel e vende të tjera të Evropës, duke theksuar se gjithçka trajtohet është për t’u treguar të vëmendshëm ndaj problematikave.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt