Analisti Armand Shkullaku mbrëmjen e sotme ka debatuar me kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejkon.
I gjithë debate filloi pasi Shkullaku pyeti Bejkon se ku do ta fusin vulën e Partisë Demokratike. Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga Bejko i cili i kërkoi analistit të ketë kujdes me mënyrën si ai shprehet.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Bejko tha se ata po përpiqen që Partia Demokratike mos bjerë në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa më tej theksoi se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës erdhi që të shpëtojë PD nga zhdukja.
Debati në studio:
Armand Shkullaku: Ore për çfarë e doni vulën ju? Se ja e morët, por duhet t’i gjeni vendin për ta futur!
Roland Bejko: Fol ndryshe, jo me gjëra që kanë disa kuptime.
Armand Shkullaku: Unë flas si të dua. Ky është mendimi im, duhet ti gjeni vend vulës. Të marrësh përsipër përfaqësimin e 600 e ca mijë shqiparë, të thuash unë jam përfaqësues dhe ti lësh pa kandidatë, kjo nuk ka logjikë.
Dalim te ajo që ka ndodhur realisht. Kjo nuk ka qenë ecuria e një force politike “euroatlantike”, por një grup individësh që nuk i ka lidhur parimi. Një pjesë kanë qenë luajal ndaj liderit, një pjesë kanë votuar çdo ligj të Edi Ramës për ca interesa.
E dimë, kemi qenë edhe debat tjetër me zotin Bejko, kemi diskutuar edhe për 6 marsin. E dimë dhe ndodh për herë të parë që ti marrësh gjithë shqiparët t’i bësh për budallenj. E dimë kujt i takon përfaqësia. E dimë si u mbajt peng vula e PD-së. Po shkojmë në zgjedhje të manipuluara pa nisur akoma.
Roland Bejko: Nuk flas dot me të njëjtin regjistër se ku do të futet vula. Vula futet në kuti. Kujt i shërben kjo vulë? Ruajtjes së PD nga non-grata. Të mos bjerë në dorën e atyre që u larguan me turp nga pushteti.