Debat me Edlir Tetovën, tekniku i Egnatias i tregon derën futbollistit; në janar është i sigurt largimi i tij (FOTO)

Egnatia luftoi deri në sekondën e fundit për të fituar Superkupën, por për fatin e keq të rrogozhinasve kjo gjë nuk ishte e mundur. Një duel që u vendos nga episode, por që edhe kjo tani pak rëndësi ka.

Te rrogozhinasit nuk ëhstë bërë dramë diçka e tillë, por gjithsesi duket se ka një “çështje”. Bëhet fjalë për Emiliano Mustën. Futbollisti pavarësisht se ishte përgatitur me ekipin para sfidës, gjatë ndeshes që u luajt në “Air Albania” nuk ishte as në stolin e rezervave dhe as në tribunë.

Nga sa mësohet  bëhet me dije se ka një pakënaqësi mes Tetovës dhe Mustës. Sipas shtypit të shkruar trajneri i rrogozhinasve ka “dënuar” lojtarin për thyerje të rregullave disiplinore. Ish-lojtari i Partizanit do të jetë i dënuar me një afat të pacaktuar.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit