Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Davide Ziu, futbollisti i lindur në Itali në komunën e Desios, por me origjinë shqiptare, ka firmosur kontratën e parë si profesionist me Renaten, klub italian që militon në Serinë C, ku këtë sezon pretendon ngjitjen për një ligë më lartë. 19-vjecari  luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe klubi italian e sheh si një lojtar të prespektivës, pasi futbollisti ka treguar cilësi në fushë, shpesh herë duke shënuar dhe gola me ekipin e Primaveras dhe duke u shpallur në formacionin e javësm .

Aktualisht, Davide Ziu ndodhet në Lushnje, në pritje të sezonit të ri me futbollistin i cili tregon se ëndrra e tij është të firmosë me ndonjë skuadër në Serie A.

“Ia arrita të firmos kontratën e parë si profesionist, me ekipin e Renates. Jam shumë i kënaqur dëshira ime është  të shkoj sa më lart, dhe pse jot ë firmos me një ekip në Serie A. Kam qenë me ekipin U-17, dëshira ime e madhe është të luaj me Kombëtaren e madhe”.

 

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve