Atanaskovski 100 ndeshje me fanellën e Partizanit, mesazhi për klubin dhe tifozët: Ata janë special, janë një mbështetje e madhe

David Atanaskovski

David Atanaskovski, mbrojtësi i Partizanit ka folur për kanalin zyrtar të klubit pas ndeshjes që kryeqytetasit zhvilluan ndaj Egnatias për funduar me rezultatin 0-0. Për mbrojtësin maqedonas, përballja ndaj rrogozhinasve ishte ndeshja numër 100 me fanellën e kuqe.

“Eshtë e vërtetë ndaj Egnatias ishte ndeshja ime nr. 100 me fanelën e Partizanit. Eshtë një moment i veçantë dhe ndihem shumë i nderuar që kam arritur këtë shifër te Partizani, pasi të gjithë ne e dimë që është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri. Jam shumë i lumtur dhe dua të falenderoj të gjithë, klubin, lojtarët, stafin që besuan tek unë për të arritur deri këtu.

Si e përshkruani këtë rrugëtim tuajin te Partizani –

Atanaskoski: Mund të them se ështe një rrugëtim shumë i mirë. Kemi patur 2 vite shumë të suksesshëm. Në vitin e parë që iu bashkova Partizanit ishte edhe sezoni që ne u shpallëm kampionë, ndërsa në vitin e dytë fituam trofeun e Superkupës dhe luajtëm edhe finalen e “Final 4”. Kemi patur momente të bukura dhe të veçanta gjithashtu edhe ulje ngritje, por ne jemi një grup që ia dalim gjithmonë bashkë. U ktheva përsëri, jam i lumtur te Partizani dhe ndjehem si në shtëpinë time. Do të jap maksimumin tim për ti gëzuar tifozët, sepse në fund të fundit ne luajmë futboll për tifozët.

Mesazhi për tifozerinë e Partizanit –

Atanaskoski: Ata janë special dhe shumë të rëndësishëm. Në çdo ndeshje janë një mbështetje e madhe e jona dhe kjo gjë për ne është tepër e rëndësishme. Kur luan në një klub si Partizani duhet gjithmonë të japësh maksimumin që tifozeria jonë të jetë e kënaqur. Unë mund të them fjalët më të mira për ta.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!