E FUNDIT/ Partizani bën lëvizjen surprizë, rikthen lojtarin i cili u shpall kampion herën e fundit (FOTO)

David Atanaskoski

Lëvizje surprizë në ditën e fundit të merkatos. David Atanaskoski rikthehet te Partizani. Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili fitoi titullin kampion me “Demat e Kuq” në sezonin 2022/2023 dhe Superkupën në sezonin 2023/2024, pas eksperiencës në Rumani, rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se Atanaskoski ka firmosur një kontratë për një vit e gjysëm. Në total 28 vjeçari me Partizanin ka dhuruar 77 paraqitje.

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e David Atanaskoskit.
Mbrojtësi i majtë i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone, pas eksperiencës në Rumani rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar se të kuqtë mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin Shqiptar. Atanaskoski ka firmosur me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm. Në total David Atanaskoski me Partizanin ka dhuruar 77 paraqitje duke fituar me të kuqtë titullin kampion në sezonin 2022 – 2023 dhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Nuk luhet në Air Albania, mësohet stadiumi për derbin mes Partizanit dhe Tiranës

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të zhvillohet më datë 9 shkurt, e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore do të zhvillohet në “Arenën e Demave”. Një derbi që zhvillohet për herë të parë në këtë impiant, që nga 14 nëntori i vitit 2022, ditë ku klubi i kuq zhvilloi ndeshjen e parë. Stadiumi “Arena e Demave” ka një kapacitet prej 4.500 vendesh.

Related posts

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana

“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)