DASH lehtëson udhëtimet dhe heq kufizimet për disa vende/ Ja si klasifikohet Shqipëria

Departamenti Amerikan i Shtetit hoqi udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit. SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende.

“Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike”, – thuhej në deklaratë.

Departamenti i Shtetit lëshoi njoftime specifike për udhëtimet drejt 30 vendeve, përfshirë këshilla të “nivelit të katërt, mos udhëtoni!”, mes tyre India, Rusia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Egjipti, El Salvadori, Haiti, Irani, Kosova, Kazakistani, Mongolia, Hondurasi dhe Libia.

Departamenti i Shtetit lëshoi gjithashtu këshilla të reja të “nivelit të 3-të: rishqyrtoni udhëtimin”, kategori kjo në të cilën përfshihet edhe Shqipëria e po ashtu edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin, Sri Lankën, Liberinë, Armeninë, Filipinet, Laosin dhe Australinë. SHBA kanë ndaluar shumicën e shtetasve jo-amerikanë që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendet e BE-së dhe Kinën.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq