Dalin pamjet! “I maskuar” që të mos njihej, si u arrestua bosi italian i mafies në Palermo, entuziasmi i italianëve pas kapjes (video)

Bosi i mafias Matteo Messina Denaro u arrestua nga karabinierët pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido. Sipas asaj që mësohet, Matteo Messina Denaro është arrestuar brenda klinikës private La Maddalena në Palermo. Bosi mafioz kishte shkuar në klinikën private për t’iu nënshtruar një terapie. Për orë të tëra askush nuk mundi të hynte. Vetëm në mëngjes u zbulua se po zhvillohej një blic për kapjen e bosit të mafias. Kapelë, pallto prej lëkure deleje për meshkuj dhe syze të errëta.

Kështu është paraqitur Matteo Messina Denaro në momentin e arrestimit. Burri, dukshëm më i trashë në krahasim me fotot e fundit të njohura të tij që datojnë disa vite më parë, i mbajtur nga krahu nga karabinierët, eci me pranga për disa qindra metra përgjatë rrugës së klinikës pas arrestimit, para se të merret me një automjet të Carabinieri del Ros. Detajet për arrestimin e bosit Matteo Messina Denaro do të jepen në një konferencë për shtyp nga prokuroria e Palermos dhe Ros dell’Arma në kazermën e Legjionit të Karabinierëve në Palermo.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. 

Ajo që ra në sy ishte se italianët në rrugë përshëndetën karabinierët dhe punën e tyre për arrestimin e bosit të mafias. 

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi