Dalin faktet e tjera/ Ja si Ilir Meta ka përdorur dy mbiemra, dokumentet e ILDKP dhe shkresat në Presidencë lëkundin pozitat e ish-presidentit

Humori i ish-presidenti Ilir Meta është trazuar kohët e fundit, sidomos pas largimit nga Presidenca, për shkak se atij po i hapen telashe të shumta nga institucionet ligjzbatuese dhe jo vetëm. Vetëm disa ditë pasi u zhvesh nga kostumi i Kreut të Shtetit, Meta u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe politike, sepse Autoriteti i Dosjeve përmes një letre drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, aludoi se ai ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe sikur të mos mjaftonte ky telash i madh, Meta po akuzohet edhe se ka mbajtur dy mbiemra, ndonëse ai e mohon me forcë këtë pretendim, që siç thotë ish-presidenti, është një “shashkë” e hedhur nga kundërshtarët e tij politik dhe mediatik për ta njollosur. Por gazeta “SOT”, u interesua në disa institucione, ndërkohë që mblodhi edhe disa prova, ku duket qartë se Ilir Meta ka përdorur dy mbiemra dhe prezantuar gjeneralitete të rrema dhe jo zyrtar prej 23 vitesh. Zoti Meta, në mënyrë të qëllimshme apo jo, rezulton me gjeneralitete të ndryshme, një manovër kjo që përdoret zakonisht nga personat që kërkojnë t’i shpëtojnë kapjes policore dhe përballjes me drejtësinë. Në të gjitha dokumentet që ka firmosur, para publikut, në rrjetin social zyrtar në Facebook, në jetën e përditshme etj, Ilir Meta prezantohet me mbiemrin “Meta”. Ndërsa në regjistrin e Gjendjes Civile, në formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar dhe shumë dokumente të tjera zyrtare, Ilir Meta figuron me mbiemrin “Metaj”, pra me shkronjën ‘J’ në fund dhe në disa raste në shkresat e ILDKP ai ka edhe mbiemrin “Meta”.

Faktet dhe dosjet

Por në fushën juridike, regjistrat e policisë, sistemin TIMS, procese gjyqësore etj, ndryshimi i mbiemrit me një shkronjë është vendimtare, madje po aq sa një emër krejt tjetër i ndryshëm. Për shembull, nëse një organ hetimor do ta thërrasë Ilir Metën një ditë, me emrin Ilir Meta, ky i fundit mund të mos paraqitet, pasi quhet Ilir Metaj. Ilir Meta mund të kalojë çdo barrierë dhe të shmangë përgjegjësinë me emrin Ilir Meta, pasi mbiemri i tij zyrtar është Metaj. Kthesa e tij e papritur ka nisur pas miratimit të ligjit për dosjet më 2015, kur befas në formularët e deklarimit të pasurisë ai firmos me Ilir Metaj. Pra ne tani kemi dy formularë të tij, atë të vitit 2010 fjala vjen ku ai nënshkruan me Ilir Meta dhe atë të vitit 2016 ku ai firmos me Ilir Metaj, ndërkohë që në publik mban emrin Ilir Meta dhe me këtë mbiemër ai ka firmosur edhe shkresat kur ka qenë President dhe Kryetar i Kuvendit. Pra momenti i kthesës për të është viti kur miratohet ligji për dosjet, pasi LSI bëri dhe një amendament që e mbron atë nga verifikimi pasi është kontrolluar nga Komisioni Mezini e Bezhani.

Zbardhja e së vërtetës

Po pse Ilir Meta nuk firmos me emrin e tij të plotë dhe pse e ka shmangur prej tre dekadash versionin ‘Metaj’? Nëse Metës nuk i pëlqente versioni Metaj, pse nuk e ka ndryshuar në gjendjen e Gjendjes Civile? A i ka mbajtur qëllimisht Meta dy versionet, Meta dhe Metaj, për të mbuluar të shkuarën si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit?

Related posts

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata

Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 22 nëntor 2024