Dalin detajet: Kur do hapet transporti publik dhe a do rritet çmimi biletave

Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re në RTV Ora, ku ka folur më gjatë se kur do rifillojë transporti urban dhe si do funsionojë.

I pyetur nëse ka ndonjë plan se kur do hapet transporti, Qosja u përgjigj: “Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin, por diskutohet për ditët e fundit”

Rreth masave të sigurisë që do merren, ai tha: “Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Europa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkulloojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë”.

“Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.

Po përsa i përket çmimit të biletës? “Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompesojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht. Sepse të transportosh 30% të kapacitetit do të thotë që është humbje çdo ditë. Kështu që ne kemi kërkuar disa mënyra të tjera për të bërë që ky shërbimi të mbijetojë”, u shpreh Rixhin Qosja. 

“Ne kërkojmë mbështetje financiare si nga Bashkia e Tiranës si nga qeveria që ne të arrijmë të mbijetojmë nga kjo situatë. Nuk po flasim për fitime, por ne duhet të mbijetojme në mënyrë që shërbimin ta ofrojmë dhe për më tepër edhe për stafin tonë që janë 1500 veta në Tiranë që janë pa punë”, tha ai.

“Do të ketë një faturino që do të marrë paratë?”, e pyeti Arjola Shehu.

Rixhin Qosja: “Me faturinon në mjet është e pamundur që të mbajë distancën e sigurisë. Do që po dioskutohet, do dalin në një rezultat patjetër. Një shembull është që faturino qëndron tek shoferi në një vend fikse, dera e parë është e papërdorshme që stafi të mos ketë kontakt të afërt me pasagjerët. 

Transporti publik në Tiranë ka pothuajse 0 korsi të dedikuar dhe mungesa e tyre sjell që autobuzët të vonohen dhe vonesat sjellin mbipopullim të këtyre mjeteve. Nuk do ketë njeri që t’i udhëzojë sepse kjo është përgjegjësia e secilit prej nesh.”

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata