Tjetër largim te Partizani, futbollisti mbyll marrëveshjen me klubin kryeqytetas (FOTO)

Rrugët mes Victor Da Silva-s dhe Partizanit janë ndarë para kohe.  Sulmuesi brazilian, ka ndërprerë kontratën me të kuqtë pas një periudhe të vështirë, ku nuk arriti të gjejë vazhdimësi në aktivizim.


Da Silva u paraqit këtë sezon vetëm në 5 ndeshje zyrtare, ndërsa takimi i fundit me fanellën e Partizanit daton në muajin tetor, përballë Flamurtarit. Gjendja fizike dhe pamundësia për të qenë në nivelin optimal kanë ndikuar që palët të vendosin me mirëkuptim për ndarjen.

31-vjeçari nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më herët ka veshur edhe fanellat e Vllaznisë dhe Bylisit. Tashmë, e ardhmja e tij mbetet e hapur, me Da Silvën që mund të përfaqësojë një mundësi të mirë për çdo skuadër të Superiores, falë eksperiencës dhe cilësive teknike që vijojnë të jenë të padiskutueshme.

Related posts

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)