“Ç’punë ke ti me Luizin”/ Telefonata e Oltës, Dori shpërthen i revoltuar ndaj banorit, Big Brother i ndërpret bisedën (video)

Në prime-in e fundit të Big Brother VIP, Arbana Osmani i komunikoi banorëve ngjarjen që ndodhi në Top Channel mesnatën e së dielës. Të mbetur pa fjalë nga ky lajm, banorët u vunë përballë pyetjes nëse ndihen të sigurt për ta vazhduar lojën e tyre. Për të qenë më të qartë atyre iu është lejuar biseda me në familjarë.

Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori. Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij.

“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!