Ç’po paralajmëron ish kryeministri? Berisha del me thirrje e fortë ndaj shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa ka denoncuar atë se po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha nuk saktësoi nëse kjo thirrje ishte për një protestë të afërt që mund të organizojë opozita.

“Kjo qeveri po bllokon cdo mekanizëm të hetimit të saj dhe ka hapur dyer për vjedhjen tuaj ditën, natën e në mënyrë të pandërprerë. Ju bëj thirrje, të ngrihemi fuqishëm kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet sot para asgjëje, që mbulohet sot nga ajo drejtësi që është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare.

Kam besim të madh se ftesës së opozitës, qytetarët do i përgjigjen me vendosmërinë më të madhe. Shqipëria na fton ti dalim Zot”.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…