Mesa duket Kim Kardashian dhe Kanye West janë ribashkuar për të kaluar pak kohë bashkë, ndërkohë që javët e fundit kanë jetuar larg njëri-tjetrit.
Sipas “People” Kanye shkoi gjatë fundjavës në shtëpinë e çiftit në Los Angeles, për të kaluar kohë me bashkëshorten e tij dhe fëmijët. “Ai është shumë i zënë duke punuar me muzikën dhe fushatën presidenciale, por e kishte marrë malli të shihte fëmijët”- thotë burimi pranë familjes West- “Ata e kaluan fundjavën në shtëpinë në Hidden Hills dhe kaluan për herë të parë pas disa kohësh, pak ditë së bashku.”
Nuk dihet se për sa gjatë Kim dhe bashkëshorti i saj do të qëndrojnë në LA, megjithatë besohet se për të ardhmen e afërt ata do vazhdojnë të jetojnë të ndarë, në shtëpi të ndryshme. Kjo pasi reperi do të vazhdojë të jetë në fermën në Wyoming, ndërkohë që Kim është e lumtur në LA dhe për fëmijët është e vështirë të ndryshojnë ambient.
“Kim do që martesa e tyre të funksionojë dhe po përpiqet për këtë. Ajo I ka të qarta planet për të ardhmen, edhe pse është duke qëndruar në qetësi. Tani e ka pranuar faktin që Kanye do të qëndrojë në Wyoming dhe po e lejon, pasi ai është i zënë me fushatën presidenciale dhe projektet e tjera”- thotë një tjetër burim pranë tyre.
Ndërkohë, nëse bazohemi tek mediat sociale, çifti është si gjithmonë, pa probleme. Kim ka ndarë së fundmi një foto në Instagram nga udhëtimi me familjen e Colorado, i realizuar disa ditë më parë, ku ishte dhe Kanye:
Pra, martesa vazhdon…Të paktën deri më tani. 2020 akoma nuk e ka mposhtur Kim dhe Kanye-n.