COVID në Itali, qëndrueshmëri në shifra, shqetësojnë disa provinca

Janë 9360 personat e infektuar në bilancin e fundit italian, në ulje të dukshme nga dita e mëparshme, kur ishin 13452. Vlen të theksohet që ulja e testime të kryera ishte po aq evidente, 170 mijë krahas më shumë se 250 mijë të 24 orëve më parë, dh ese shifrat i referohen fundjavës, ku kryhen më pak testime.

Dhe që shifrat në vetvete nuk tregojnë gjë, e dëshmon niveli i pozitivitetit, që në fakt është rritur duke shkuar në 5.6%, por edhe numri i viktimave, që është rritur në 274 nga 232 të bilancit të mëparshëm, ndërkohë që janë 2118 personat e shtruara në terapi intensive në të gjithë vendin.

Në përgjithësi, prej 5 javësh gjendja shihet e qëndrueshme nga virologët, ku vërehet gjithsesi një trend në ulje të viktimave në javët e fundit. Për shembull, nuk kishte ndodhur kurrë që vendi të kishte më pak se 300 viktima, tre ditë radhazi.Emilia Romanja është rajoni më i goditur sot me 1847 raste, e ndjekur nga Lombardia, por shqetëson rritja në provinca specifike si Bolzano, me 591 raste për 100 mijë banorë, por edhe Peskara, Bolonja, Ankona, Trento dhe Peruxhia.

Related posts

Pse është mirë që të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Çfarë është migrena e heshtur? Ja si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

Ja simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D