COVID-19/ OBSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, thotë se…

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, deklaroi së fundmi se tendenca aktuale e pandemisë ka lejuar kthimin në normalitet në shumicën e vendeve. Mediat e huaja raportiojnë se sipas OBSH-së në të njëjtën kohë vazhdojnë disa çështje kritike në lidhje me evoluimin e virusit që e bën të vështirë parashikimin e dinamikës së ardhshme të transmetimit të covid-19.

Duke hapur mbledhjen e komitetit të urgjencës Covid, Ghebreyesus shtoi se “është shumë mirë të shohësh që trendi në rënie i vdekjeve nga Covid-19 “ka vazhduar. Për secilën nga 10 javët e fundit, numri i vdekjeve javore të raportuara ka qenë më i ulëti që nga marsi 2020. Ghebreyesus më pas nënvizoi se si “lodhja pandemike na kërcënon të gjithëve’. 

“Të gjithë jemi të lodhur nga kjo pandemi dhe duam ta lëmë pas. Por ky virus është këtu për të qëndruar dhe të gjitha vendet do të duhet të mësojnë ta menaxhojnë atë së bashku me sëmundjet e tjera infektive,”- tha ai.

Ghebreyesus kujtoi në fund të deklaratës se OBSH publikoi planin e katërt strategjik për gatishmërinë dhe reagimin ndaj COVID-19, i cili përshkruan veprimet kritike në të gjithë komponentët themelorë të reagimit: mbikëqyrjen bashkëpunuese, mbrojtjen e komunitetit, kujdesin e sigurt, aksesin në kundërmasa dhe koordinimin e urgjencës.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi