Covid-19 i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër/ Kolegët dedikime prekëse

Humb jetën nga Covid-19 Safet Morina, përgjegjësi i qarkullimit rrugor në Policinë e Shkodrës.

Lajmin e kanë konfirmuar kolegë e të afërm të tij, me postimet prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se efektivi i Policisë ndodhej i shtruar në spital në Tiranë prej ditësh, i intubuar.

Safet Morina nuk ka mundur dot të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm, duke lënë pas bashkëshorten e 4 vajzat.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën