Kalimi në turin e tretë për Partizanin është një detyrë, duke parë kundërshtarin që ka përballë. Aktualisht të kuqtë kanë siguruar në total 810 mijë euro, teksa garojnë ende në Conference League.
Në rast se eliminohen nga Atletic D’Escaldes, Partizani do të siguronte në total 1.16 milionë euro, ndërkohë që kalimi në turin e tretë do të kushtonte minimalisht 300 mijë euro më shumë. Duke llogaritur edhe shitjet dhe shpërblimet e tjera, Partizani do ta mbyllte këtë vit me më shumë se 3 milionë euro.
Nëse kalon edhe raundin e tretë, shkon në “play off”, fitimet do të rriteshin edhe me të paktën 300 mijë euro të tjera.