Conf.League/ Valmiera-Partizani, zbulohet emri i arbitrit që do të vendosë drejtësi

UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme “ekipin” e arbitrave, të cilët do të arbitrojnë takimin mes Partizanit dhe Valmieran. Dueli që do të luhet në Letoni më 10 gusht i është besuar një skuadre arbitrash nga Finlanda.

Kryesori do të jetë Joni Hyytia. Ndërkohë ndihmës të tij do të jenë Sami Nykanen, Veli-Matti Leppanen, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dennis Antoma.

Joni Hyttia nuk është shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, teksa në Conference League ka gjykuar sfidën mes Inter club Escaldes –Hibernian, ku ka nxjerrë nga xhepi 5 herë kartonin e verdhë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)