CONF.LEAGUE/ Tiranë heroike në pjesën e parë, por del e “sakatuar” në takimin ndaj Besiktas (video)

Ka përfunduar pjesa e parë 0-0 mes Tiranës dhe Besiktas-it, sfida e dytë për turin e dytë të Conference League. Një ndeshje shumë e mirë nga ana e bardhebluve, të cilët kanë shkuar shpesh herë në portën e skuadrës turke me Kaina-n apo Hasanin, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Megjithatë duhet thënë se në këtë 45 minutësh, Orges Shehi u detyrua të zëvendësojë dy lojtarë për shkak dëmtimesh. I pari ishte portieri Gentian Selmani i cili në minutën e 32′ pas një përplasje nuk mundi të vazhdonte lojën, ndërsa në minutën e 45′ Deliu u largua nga fusha me Hilën që mori vendin e tij.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës