Conf.League/ Humbje e “ëmbël” e Strugës ndaj Hesperange, ekipi i Shpëtim Duros kalon në “Play-Off”

Struga në “play-off” të Conference League. Për herë të parë në histori. Skuadra shqiptare, që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.

2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 në Shkup. Struga luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në minutën e 15’.

Gjithsesi, Besart Ibraimi shënoi një gol të bukur me kokë dy minuta më vonë. Goleadori 36-vjeçar kishte një tjetër mundësi të artë në fraksionin e parë, njësoj si Bunjamin Shabani. Ndërkohë që vendasit u ndalën nga shtylla.

Pjesa e dytë foli për Hesperange, Gustavo shënoi në minutën e (70’). Vendasit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e katërt shtesë. Me moldavin Lado Akhalaia. Në fund pati festë strugane, me “armatën” e Shpëtim Duros që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)