Colella nuk i ndahet Shqipërisë, klubi i Superiores kërkon t’i besojë skuadrën teknikut italian

Pasi realizuan me sukses misionin mbijetesë, në Shijak nuk kanë marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet me stafin teknik, por gjithashtu edhe me ata lojtarë që janë në dilemë për të qëndruar. Shumica e futbollistëve janë në kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që konfirmohet se vetëm mesfushori Adnard Mehmeti është huazuar së fundmi te Partizani.

Mësohet se klubi shijakas preferon trajnerin italian që shpalli kampion Partizanin, Giovanni Colella-n, i cili mund të vijë në Shijak bashkë me ish-drejtorin e kuq, Elton Marini. Gjithashtu, kandidat potencial është edhe shkodrani Armando Cungu. Pas nuk mbeten as vlonjati Gentian Mezani dhe elbasanasi Gentian Stojku.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)