Colella në histori, bëhet tekniku i parë italian që fiton titullin! Ja kush janë 4 trajnerët që kanë triumfuar

Pas katër vitesh, Partizani u rikthye te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0.

Titulli i këtij sezoni është trofeu i dytë që “të kuqtë” fitojnë nën presidencën e Gazmend Demit, teksa Xhovani Kolela bëhet trajneri i katërt i huaj që fiton titullin kampion në Superiore, vetëm tre teknikë të tjerë e kanë arritur këtë sukses para tij.

Dervish Haxhiosmanovic u shpall kampion me Vllazninë në sezonin 2000-2001, që mbetet edhe titulli i fundit për shkodranët. Ndërsa 11 vite më pas, ishte radha e çekut Stanislav Levy që të dilte kampion me Skënderbeun, pikërisht në sezonin 2011-2012.

I radhës ishte nigeriani Egbo arriti që të shpallej kampion i Shqipërisë në drejtimin e Tiranës në sezonin 2019-2020.

Interesant është fakti se Colella është italiani i parë që fiton titullin kampion në Kategorinë Superiore. Edhe pse numri i teknikëve italianë që kanë drejtuar në futbollin shqiptar, ka qenë i konsiderushëm.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave