Çmime marramendëse/Banorët e “Big Brother” paguhen për qëndrimin në shtëpi, ja sa përfiton një VIP

Big Brother Albania Vip, ‘Rreality Show’ më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri.

“Big Brother Vip” do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit.

Aty ku publiku do ketë mundësi të njohë personazhe të famshëm në çdo dimension të tyre.

Mirëpo sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk lùftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh por edhe për qëndrimin sa më gjatë brenda.

Arsyeja? Fare e thjeshtë! Çdo banorë paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izòluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24/orë në ditë.

Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’.

Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda.

Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh.

Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro.

Kujtojmë këtu që edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izoluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)