Ç‘ishte kjo mrekulli, Egnatia e bën nënkampionen e Europës të duket e vogël, Inter “vjedh” fitoren në miqësore (video)

Një ndeshje që përfundoi 4-2 në favor të klubit italian. Egnatia realizoi një paraqitje mjaft pozivite, ku doli në avantazh në minutat e para të ndeshjes me anë të Dwamenas (6′). Pjesa e parë u mbyll në avantazh minimal të rrogozhinasve.

Me fillimin e te dytës Interi barazoi me anë të Barellas (55′) Nuk vonoi shumë dhe Egnatia rigjeti avantazhin me anë të Fernando, me këtë të fundit që shënoi me “Panenka” nga pika e bardhë e penalltisë (68′).

Për përmbysjen e Interit mendoi Lautaro që shënoi dy gola në 3 minuta (80′ 83′). Teksa duhet thënë se në fitimin e penalltisë së Lautaro Martinez, arbitri u tregua më bujar, pasi nuk kishte kontakt mes sulmuesit të Interit dhe Malotës. Për të vulosur rezultatin mendoj talenti Stabile në minutën e 90-të.

Gjithsesi Egnatia largohet kryelartë nga kjo sfidë.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime