Çiljeta rrëfen ditën më të vështirë të humbjes së të atit dhe se si e ndihmon besimi në Allah

Vetëm pak ditë më parë, Çiljeta humbi babain për shkak të infektimit me ‘Covid-19’. Lajmin e dha vetë këngëtarja duke ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.

Pas këtij momenti delikat, Çiljeta është shfaqur më e fortë se më parë në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni në emisionin “Jashtë loje”.

Ajo ka treguar se si feja e ka ndihmuar ta pranojë më lehtë humbjen e babait dhe se çfarë porosish i la atij para se të varrosej.

“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shihja njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tregoi Çiljeta. Ajo shtoi gjithashtu se mikja e saj, Ingrid Gjoni i ka qëndruar pranë e madje ëndrrën që kishte parë me të dhe të atin.

“Merakun më të madh kisha përballjen e natës së parë me varrin. Madje Ingrit Gjoni kishte parë në ëndërr babanë tim ditën që do e përcillnim. Më tregoi sikur e kishte marrë babai im në celular nga atje ku ishte dhe e kishte pyetur si isha unë. Dhe i kishte thënë nuk kam vdekur akoma në këto momente më kanë lënë në një dhomë në pritje dhe nesër është dita. Unë me këtë mesazh mora një lloj qetësie shpirtërore dhe thashë të gjitha porositë që i kam lënë i ka dëgjuar të gjitha”, përfundoi Çiljeta.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)