Cili është sekreti i bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj?/ Artistja e merituar Margarita Xhepa rrëfen të pathënat e saj!

Ajo është jo vetëm një nga ikonat e teatrit e kinematografisë, por gjithashtu shquhet si një nga gratë më të bukura të Shqipërisë. Margarita Xhepa mbushi plot 90 vjeç, por njëkohësisht ruan ende elegancën dhe bukurinë.

Artistja e madhe shqiptare ishte e ftuar në një program televiziv ku ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.

“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë. Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh Margarita Xhepa.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…